VIDEO/ Vijon përplasja mes Nallbatit dhe Sinës, deputetët konfliktohen në oborrin e parlamentit

Përplasja mes deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati me deputetin e PS, Vullnet Sina kanë vijuar edhe jashtë ambienteve të parlamentit.

Kujtojmë se dy deputetët e përplasën dhe në seancën parlamentare pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila mbërriti në vend, pas një turi nëpër Kanada dhe SHBA, ka nisur seancën sikur të mos kishte ndodhur gjë.

Nallbati është përjashtuar nga seanca e parlamentit më herët ndërsa Nikolla vendosi që të pezullonte punimet.