Minatorët sërish para Kuvendit, protestojnë për statusin e tyre

Teksa në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur seanca e radhës, jashtë ambienteve të Parlamentit një grup minatorësh dhe ish-minatorësh janë mbledhur për të protestuar.

Ata kanë kërkuar nga politikanët të mbajnë premtimet dhe të mos gënjejnë minatorët, por të miratojnë statutin e tyre. Protestuesit kërkojnë miratimin e statusit të minatorit dhe rritjen e pensioneve të tyre.

Kujtojmë se edhe seancën e kaluar ata protestuan, ndërkohë që disa prej tyre tentuan të hynin në rrethimin e Kuvendit, por u penguan nga policia dhe Garda.