Vdes 66 vjeçari në Sarandë, çfarë dyshohet

Një 66 vjeçar ka gjetur vdekjen vetëm pak minuta më parë në Sarandë.

Dyshohet se shkak është një zjarr aksidental i rënë në banesën ku 66-vjeçari jetonte, duke sjellë kështu asfiksimin dhe më pas vdekjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Qesarat, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi M. F., 66 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.