Allegri në telashe, dëmtim muskulor për anësorin e Juventusit

Ndalet Timothy Weah. Anësori francez i Juventusit, i cili ishte shndërruar në një titullar në formacionin e Allegrit në tre ndeshjet e fundit, u largua i dëmtuar në sfidën e fituar 1-0 ndaj Veronës.

Ekzaminimet mjekësore kanë evidentuar një tërheqje muskulore, që do ta mbajë larg fushave rreth një muaj, teksa Allegri shpreson që ta rikuperojë për ndeshjen ndaj Interit, e planifikuar për më 26 nëntor.

Vlen të theksohet se Juventusi nuk ka për momentin asnjë alternativë për krahun e djathtë, teksa pas dëmtimit të Danilos, ka Allegri ka alternuar Weah dhe McKennie.