Puthi në buzë sulmuesen pas finales së Botërorit, FIFA dënon ish-presidentin e Federatës së Spanjës

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit dhe gjithashtu ish-zv. presidenti i UEFA-s, Luis Rubiales, ka marrë dënimin nga FIFA.

Ai është përjashtuar për tre vite, periudhë në të cilën nuk do të mund të kryejë asnjë rol që ka lidhje me futbollin.

Kjo erdhi për shkak të puthjes në buzë që Rubiales i dha sulmueses së Spanjës, Jeni Hermoso, pas finales së Kupës së Botës për Femra në verë të këtij viti.