Lokali kthehet në 'arenë boksi'/ Sherr masiv në Elbasan, disa të lënduar

 Një grup, i përbërë prej disa peronash është përfshirë në një sherr fizik në një lokal në fshatin Labinot-Fushë.

Policia thotë se ata u konfliktuan me sende të forta dhe mjete të mprehta, ndërsa tre prej tyre përfunduan në spital.

Sakaq, dy persona u arrestuan dhe 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.