Vasili: Meta president për të krijuar dialog, jo për ti shpëtuar vettingut

Kreu i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili mban dhe postin e Ministrit të Drejtësisë, ka theksuar se zgjedhja e Ilir Metës në postin e presidentit u bë për të krijuar dialog politik.

"Konflikti në politikë pengon gjithçka, jo vetëm reformën në drejtësi. Kemi bërë të pamundurën të kishim një garë elektorale edhe me opozitën. Zgjedhja e Metës jo për t'i shpëtuar vettingut, po për të krijuar dialog", është shprehur Vasili.

Deklarata e Vasilit u bë gjatë inaugurimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër.