Publikohen formacionet e derbit të Manchesterit, shihni si rreshtohen United dhe City në ‘Old Trafford’

Pep Guardiola dhe Erik ten Hag kanë zgjedhur titullarët e derbit Manchester United-Manchester City, që do të luhet në orën 16:30.

Vendasit vijnë me tri ndryshime krahasuar me takimin e mesjavës përballë Copenhagenit në Champions League.

Evans dhe Lindelof rikthehen titullarë në mbrojtje.

Ndërkohë që Eriksen do e nisë nga minuta e parë, me brazilian Anthony që përfundon në stol.

Nga ana tjetër, kampionët e Anglisë vijnë me 6 ndryshime nga dueli me Young Boys në Champions.

Pep Guardiola ka rikthyer në formacion emra si Alvarez, Walker, Gvardiol, Stones, Bernardo Silva dhe Foden, të cilët pushuan në mesjavë.