", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/October/29/auto_-1000-0-1698590052x57552983-606-899_11698590401.webp", "width": 1000, "height": 562 } }

Lindur dje, vrarë sot!/ FOTO e shkrepur në Gaza që po trondit botën

Uday Abu Mohsen është viktima më e fundit e bombardimeve të pandërprera të Izraelit në Gaza.

Një foto e një çante të vogël që përdoret për trupat e pajetë është shpërndarë nga fotoreporteri palestinez Belal Khaled, i cili ka dokumentuar vdekjen dhe shkatërrimin e sjellë në Gaza nga forcat izraelite që prej nisjes së konfliktit me Hamasin.

Sipas Khaled, foshnja e gjendur brenda kësaj çante jetoi mbi tokë vetëm 24 orë, pasi ka lindur ditën e djeshme dhe është vrarë sot gjatë ofensivës ushtarake mbi Gaza.

‘Udej Ebi Mohsen, ai është një ditë. Atij nuk i është lëshuar çertifikata e lindjes, por certifikata e vdekjes’, shkruan fotoreporteri në platformën X.