Emiratet e Bashkuara Arabe në alarm! Thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mblidhet “sa më shpejt të jetë e mundur” pasi ushtria izraelite filloi operacionet tokësore në Gaza dhe ndërpreu telekomunikimet në enklavën palestineze.

Këshilli mund të mblidhet të dielën, thanë burime diplomatike.

Emiratet e Bashkuara Arabe kërkuan një informim nga Martin Griffiths, kreu i agjencive të ndihmës së OKB-së dhe Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë palestineze të refugjatëve (UNRWA).