Ja çfarë u diskutua në takimin e Metës me kongresmenët amerikanë

Pas takimit që kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pasur sot me kongresmenët amerikanë që po vizitojnë Tiranën në kuadrin e një turi ballkanit, mësohet se çfarë u diskutua ndërmjet tyre.

Kongresmenët e kanë uruar Metën së pari për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës. Meta nga ana e tij u ka shprehur mirënjohjen për vazhdueshme ndaj Shqipërisë.

Më pas, ata kanë biseduar për forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe situatën politike në Shqipëri.