Izraeli tërheq trupin diplomatik nga Turqia pas deklaratave të Erdogan

Ministri i Jashtëm i Izraelit Eli Cohen tha se Izraeli ka tërhequr disa nga përfaqësuesit e tij diplomatikë nga Turqia për shkak të “deklaratave të tmerrshme” që u dëgjuan sot në Ankara.

“Duke pasur parasysh deklaratat e tmerrshme nga Turqia, kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë nga Ankaraja, për të rivlerësuar marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë”, tha Cohen në platformën X (Twitter).v

Më herët presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi Izraelin duke e cilësuar pushtues, ndërsa tha se Hamasi nuk është organizatë terroriste.

Në kritikat e shumta në një tubim të madh në mbështetje të popullit palestinez në Stamboll, Erdogan akuzoi Izraelin për krime lufte.