Lufta Hamas-Izrael, OKB bën thirrje për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bën thirrje për lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

“Përsëris thirrjen time për një armëpushim humanitar në Lindjen e Mesme, lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve dhe dërgimin e furnizimeve jetëshpëtuese. Të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre”, tha Antonio Guterres.

Më herët gjatë ditës së sotme, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje që kontrolli i dërgesave të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës nga Egjipti përmes pikës kufitare Rafah të “Të lejohen më shumë kamionë të tjerë që të hyjnë në Gaza”.