Enxhi Nasufi 'shpërthen' në skenë, vjen me një 'jive' ritmik në 'Dancing With The Stars'

Enxhi Nasufi shpërtheu në skenë këtë herë me një ‘jive’ ritmik me partnerin e saj, Silvester Shuta. E veshur me një fustan ‘flakë’ të kuq, moderatorja u kombinua në skenë me blunë e theksuar të Silvesterit.

Juria vlerësoi hapat e Enxhit, por kritikoi saltron dhe padjeshkën e saj.

Ilir Shaqiri: Super energji. Mendoj se mund të bësh më mirë. duhet të bësh më shumë ushtrime me hapjen për atë sparkatën

Olta Gixhari: Unë nuk do të doja ta bëje atë padjeshkën, u duke e rënde. Do doja t’i rafinoje lëvizjet. I ke pak të ashpra. Duhet ta rregullosh

Valbona Selimllari: Je femër aq e bukur. Sa i përket saltros, unë që kam qenë gjimnaste them që mirë mos e bëj se sa ta bësh ashtu

Lori Bala: Ti je figurë energjike dhe jive është i lodhshëm, ti e zbatove shumë mirë, përveç një dy kalimeve të vogla.

Në përfundim të kritikave, juria dha në total 31 pikë për Enxhin dhe Silvester.