Fshihet një arsye pas pjesëmarrjes së Bleros në 'BBVK'

Blero Muharremi ka rrëfyer arsyen pse është bërë pjesë e “BBVK” këtë edicion.

Ai është shprehur se nuk ka hyrë brenda për të marrë vëmendje, pasi ka një kohë të gjatë që është pjesë e showbizit.

Blero theksoi se qëllimi është që njerëzit të njohin një anë tjetër të tij.

“Nuk dua të marr vëmendje. Çështja e vëmendjes ka qenë pjesë e jetës time që 20 vjet. Unë për vëmendje nuk jam futur këtu. Arsyeja është me e njoft edhe këtë pjesën tjetër timen”, u shpreh ai.