", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/October/27/auto_105607041-1543903552249gettyimages-452666392-1130x6351698421990.jpeg", "width": 900, "height": 506 } }

Izraeli: Hamasi operon dhe fshihet poshtë spitalit më të madh në Rripin e Gazës

Izraeli ka thënë se Hamasi operon dhe fshihet poshtë spitalit më të madh në Rripin e Gazës, sipas një postimi nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në rrjetin social X.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari thotë se Hamsi “kryen aktivitete ushtarake nga spitalet” në Gaza duke i përdorur këto objekte si “infrastruktura terroriste”.

Ai i referohet specifikisht spitalit Al Shifa, që është më i madhi në Rripin e Gazës. Hagari përshkroi një rrjet të përpunuar tunelesh nën ndërtesën në qytetin e Gazës, nga i cili thotë se nga aty mund të planifikohen sulme.

Zëdhënësi izraelit thotë se “qindra terroristë ikën në spital për t’u fshehur aty ” pas sulmeve ndaj Izraelit më 7 tetor dhe thotë se Izraeli ka informacione se “ka karburant në spitalet në Gaza dhe Hamasi po e përdor atë për infrastrukturat e tij terroriste”.

 Sipas tij, Hamasi e bën këtë pasi Forcat Izraelite të Mbrojtjes dinë të bëjnë dallimin midis “luftëtarëve dhe civilëve në sulmet e tyre”.

Hagari thotë gjithashtu se se Hamasi po lëndon civilët izraelitë dhe të Gazës.