E rëndë në Durrës/ Punëtori që priste pemët bie dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku ka humbur jetën punonjësi i një firme private, që ishte duke prerë pemët.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ndërtimit të pedonales në plazhin e Durrësit.

Policia e Durrësit/ Informacion paraprak

Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales  në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes