Jep dorëheqjen drejtori i Paraburgimit të Vlorës, ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Paraburgimit në Vlorë Ëngjëllush Abvdulaj. Ai është larguar teksa nuk dihen arsyet e këtij vendimi.

Avdulaj ka paraqitur sot dorëheqjen e tij përmes një letre drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Ministrit të Drejtësisë.

Sakaq në këtë detyrë ai do të zëvendësohet nga Edmond Lekaj i cili më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit të ndërmarrjes së shërbimeve publike.