EMRI - Arrestohet nipi i ish deputetit socialist Rraja/ 22 – vjeçari u kap me drogë

Eshtë arrestuar nga policia e Tiranës nipi i ish deputetit socialist Rrahman

Rraja. Ariel Rraja 22 - vjeçar, është kapur me drogë në makinë dhe me shumë të madhe parash.

22 - vjecari është djali i Flamur Rraja i përfshirë në sherrin me kushërinjtë Maja.

Njoftimi:

U arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.