Krujë/ 31-vjeçarja largohet nga banesa dhe nuk kthehet më, vëllai denoncon në polici

Një 31-vjeçare është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Denoncimin e ka bërë vëllai i të resë, në policinë e Krujës. Sakaq ka nisur puna për kapjen e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Krujë është paraqitur shtetasi A. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, motra e tij shtetasja S. M., 31 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”– njofton policia.