Këlliçi: Po bëjnë spektakël me Berishën, nëse ai korruptoi Ramën për ti dhënë pronën Malltezit, skenar Hollywoodian

Në “Drejt” në Ora News, ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se me Berishën po bëhet një spektakël i madh për të goditur opozitën.

Këlliçi: Mazhoracën e ka Edi Rama dhe mund të merrej autorizimi. Por duhet bërë spektakël dhe është një proces i gjatë për goditjen e opozitës dhe Sali Berishës. Kjo është një opozitë e pa kapur, është një diferencë e madhe me atë që ishte e kapur.

U arrit gjithë ky spektakël i madh. Nuk e di pse nuk e shohim të shkruar emrin e Ramës në dosje sepse ka firmosur për ndërrim e truallit për ndërtim. Pse nuk pyetet emri i Edi Ramës? Nëse ka shqiptarë që mendojnë se Berisha korruptoi Ramën dhe ia dha pronën dhëndrit të tij, atëherë është një skenar Hollywoodian.