Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, arrestohet presidenti i kësaj federate futbolli

Ministria e Rinisë dhe Sporteve Tuniziane njoftoi arrestimin e presidentit të federatës së futbollit të vendit, Wadie Jary.

Bëhet fjalë për një ankesë gjyqësore të paraqitur nga vetë ministria, në lidhje me pretendimin për paligjshmërinë e një kontrate të nënshkruar mes federatës dhe një drejtuesi teknik.

Presidenti i zgjedhur në vitin 2012 ka qenë tashmë objektiv i hetimeve në të kaluarën, në procese që kanë të bëjnë me rezultate të mundshme të manipuluara, pastrim parash dhe korrupsion.

Shtypi vendas gjithashtu i bën jehonë mosmarrëveshjeve të thella me ministrin e Rinisë dhe Sporteve, Kamel Deguiche.