Ballkani-Astana, shënohen 3 gola brenda 24 minutave në ‘Fadil Vokrri’

Ballkani po luan sfidën e grupeve të Conference League kundër Astanës në stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”.

Brenda 24 minutave janë shënuar tre gola. Hovhannisyan zhbllokoi rezultatin në të 7’, ndërsa barazoi Kuc për Ballkanin brenda 60 sekondave.

Kazakistanasit kalojnë sërish në epërsi (2-1), me golin e shënuar nga Kuat në minutën e 24-t.