Lufta e përgjakshme në Gaza, Irani paralajmëron SHBA-të: Nëse konflikti i armatosur vazhdon, do të ndërhymë

Ministri i Jashtëm iranian ka paralajmëruar se nëse konflikti i armatosur në Gaza nuk përfundon, SHBA-të ‘nuk do të kursehen’.

“Unë u them sinqerisht SHBA-ve, të cilët tani po menaxhojnë gjenocidin në Palestinë, se ne nuk e mirëpresim një zgjerim të luftës në rajon. Por nëse gjenocidi në Gaza vazhdon, ata nuk do të kursehen nga ky zjarr”, tha Hossein Amir-Abdollahian, në OKB.

Izraeli është zotuar të luftojë dhe zhdukë Hamasin, i cili sundon Gazën, si hakmarrje për sulmet e 7 tetorit që vranë 1,400 njerëz.

Që prej sulmit terrorist të 7 tetorit, SHBA ka treguar mbështetje ndaj Izraelit dhe ka dënuar aktin terrorist të Hamasit.