Sot mocioni i mosbesimit, kryeministri i Kosovës arrin në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tashmë ka arritur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku edhe pritet që të përballet me mocionin e mosbesimit, të iniciuar nga Nisma për Kosovën.

Mustafa nuk ka dashur që të deklarohet për media.

Ndonëse me gjysmë ore vonesë, në sallën e Kuvendit tashmë kanë hyrë edhe deputetët e PDK-së.

Aktualisht aty janë të gjithë deputetët e partive politike, përfshirë edhe kryeministrin Mustafa, raporton GazetaExpress.