Veprime të turpshme, që tregojnë haptazi se si funksionon drejtësia në vend.

Nga Mariela Shkurta

Veprime të turpshme, që tregojnë haptazi se si funksionon drejtësia në vend.

Sot, bashkëshortit të ministres Xhaçka iu sekuestrua trualli, por ish-deputeti i PS vijon të mbetet njeri i lirë dhe ministrja Xhaçka vijon të mbetet po aq e lirë si bashkëshorti i saj, me pasaportë në xhep.

Drejtësia me dy standarde nuk është drejtësi, është drejtësi me regji.

Afera e inceneratorëve, ajo e Check Up-it, fondet me bujqësinë e shumë skandale të tjera të kësaj qeverie vijojnë të mbeten “X Files”. Por qeveria Rama bën gjithçka për të asgjesuar opozitën, me kryetar atë qe i sjell makthe e ankthe, Sali Berishën, vetëm e vetëm që të ketë një opozitë si drejtësia e tij me regji.

Fut në burg atë qe mori pronën e vet dhe le të lirë atë qe mori pronën e shqiptarëve. Vërtet vend i denjë për familjen e madhe, Bashkimin Europian.