Ironia e analistit: Pasi anashkaloi Parlamentin, gjykata vendos të bëjë gjyq popullor ndaj Berishës, me folës nga salla

Gazetari dhe analisti i njohur Enton Abilekaj ka reaguar pasi GJKKO i caktoi dhe avokatin kryetarit të PD, Sali Berisha.

 Abilekaj është shprehur se GJKKO e ka humbur të tërë legjitimitetin pasi dali mbi Parlamentin dhe tani po i cakton dhe avokatin mbrojtës.

Postimi:

Pasi doli mbi Parlamentin, GJKKO emëroi dhe avokatin e Berishës. Për ta bërë tamam, gjyqi duhet të bëhet popullor, me folës nga salla që japin pretencën.