Hetimet e sulmit terrorist në Banjskë, ​bastisje në disa zona në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e sotëm disa kontrolle në disa zona në veri të Mitrovicës.

E gjithë kjo lidhet me hetimet që po vazhdojnë për sulmin terrorist që u krye në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Veton Elshani, u.d. të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, i tha KosovaPress-it që bastisjen po vazhdojnë dhe deri më tani nuk ka të arrestuar.

Ai nuk dha informata nëse deri më tani ka armë të konfiskuara.