Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 29-vjeçari

Vihet në pranga 29- vjeçari, banues në Bulqizë. Shtetasi L.L., është arrestuar në flagrancë, kishte thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ për veprat penale “Kanosja”, “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”, “Përndjekja”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.