Baste sportive me anë të celularëve, në pranga dy shtetas

Kapen në flagrancë dhe arrestohen shtetasit O.O., 25 vjeç dhe R.S., 56 vjeç, të cilët organizonin baste sportive me anë të celularëve. Të dy janë banues në Cërrik. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy celularët.

Vinin baste sportive me anë të celularëve, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për 2 shtetas që organizonin baste sportive me anë të celularëve, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:    

-O. O., 25 vjeç dhe R. S., 56 vjeç, të dy banues në Cërrik, pasi në celularët e tyre u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive. 2 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.