Sulmi izraelit vret tetë ushtarë në Siri

Izraeli ka shënjestruar pozicione ushtarake në Sirinë jugperëndimore.

Media shtetërore siriane tani po raporton se sulmi vrau tetë ushtarë dhe plagosi shtatë, shkruan CNN.

Sulmi ndodhi rreth orës 1:45 të mëngjesit të së mërkurës.

Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë se avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore ndaj infrastrukturës ushtarake siriane.