Berisha mbledh sot kryesinë, të premten Këshillin Kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se ditën e sotme do të mbledhë Kryesinë e partisë.

Sot në orën 12:00 është njoftuar mbledhja e Kryesisë së PD-së, ku thuhet se do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike.

“Ditën e mërkurë ora 12.00 në ambientet e selisë së PD-së do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë PD me rend dite: 1- Diskutime rreth zhvillimeve të fundit politike. 2-Të ndryshme …”, – thuhet në njoftim. Ndërsa pas Kryesisë, Berisha pritet të mbledhë ditën e premte Këshillin Kombëta,r me qëllim diskutimin për situatën politike në vend dhe hapat që do të ndërmerren në vijim.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, ditën e premte dt. 27 tetor, ora 18.00 në selinë e PD do të mblidhemi për të diskutuar situatën politike dhe hapat që do të ndërmarrim në vazhdim”, – thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më herët Berisha paralajmëroi se po shqyrtohet edhe mundësia e rikthimit te protestat. Ai tha se gjithçka është mbi tryezë ndërsa “Rama dhe skapistët po bëjnë gjyqin e reformave të suksesshme të PD”.