Shitet për shifrën e çmendur rezidenca e Jennifer Lopez në Bel Air

Jennifer Lopez ka një arsye më shumë për të festuar. Sipas një raportimi të Wall Street Journal, rezidenca e këngëtares së famshme në Bel Air ka gjetur dje një pronar të ri, pasi është shitur për pak më pak se 32 milionë euro.

Rezidenca fillimisht u hodh në treg me një çmim prej 40 milionë eurosh, pothuajse 6 muaj pasi Lopez u martua me të dashurin e saj Ben Affleck. Prona u mor nga agjenti Brett Lawyer dhe revista PEOPLE e thirri për të konfirmuar çmimin e shitjes.