Mjegull e dendur në aksin Maliq-Pogradec, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Mjegulla e dendur ka përfshirë fushën e Maliqit dhe aksin Rrugor Maliq-Pogradec, duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Më e dendur mjegulla ka qenë një pjesën e aksit nga Drithasi në Petrushë, ku për pasojë lëvizja e mjeteve ka qenë më e vështirë.

Policia rrugore ka qenë e vendosur në disa pjesë të aksit, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve reduktimin e shpejtësisë për të shmangur aksidentet në këtë situatë ku shikimi i rrugës është i kufizuar.