Nju Delhi po mbytet, kryeqyteti indian me cilësinë më të keqe të ajrit në botë

Banorët e Nju Delhi në Indi, janë zgjuar këtë të hënë, me probleme në frymëmarrje. Një re e bardhë e smogut ka shoqëruar miliona banorë të kryeqytetit dhe zonat përreth, duke bërë të pamundur, shikimin në distancë por edhe frymëmarrjen.

Sipas indeksit të Cilësisë Kombëtare të Ajrit, realizuar nga Bordi i Ndotjes, cilësia e ajrit në Indi, por kryesisht në kryeqytet, është në nivelin më të ulët historik.

Banorët po ankohen edhe për shikimin, me sytë që po i shkaktojnë djegie të vazhdueshme dhe kruarje, sikurse edhe probleme në frymëmarrje.

Densiteti i smogut sa vjen e shtohet, kryesisht kur flasim për dimrin, me emisionet nga makinat, pluhuri nga ndërtimet e vazhdueshme dhe jeta e vrullshme.

Gati 20 milionë indiane vuajnë çdo vit nga problemet e mushkërive dhe frymëmarrjes.