Të kapur për dore, biznesmeni Kreshnik Gjergji publikon foto duke shëtitur me Dafinën në Pragë

Nuk ka më vend për dyshime! Këngëtarja më e përfolur e momentit, Dafina Zeqiri dhe biznesmeni Kreshnik Gjergji nuk po fshihen më dhe kanë bërë publike romancën e tyre. Dyshja së fundmi ka marrë vëmendje mediatike, pasi përflitet se janë drejt celebrimit të dashurisë, pak muaj pas lidhjes.

Biznesmeni ka publikuar një foto të tij me këngëtaren ku shihen të kapur për dore duke shëtitur ndërsa, Dafina shfaqet me kokën ulur si për t'i shpëtuar syrit të paparacëve. Duket se dyshja tashmë janë bërë të pandashëm, pasi kudo i shohim bashkë.