Serie A/ Udinese nuk di të dalë nga kriza, Lecce i merr pikë në ‘Dacia Arena’

Udinese-Lecce ndajnë pikët në javën e nëntë të Serie A, me vendasit që ende nuk kanë provuar “shijen” e një fitoreje për këtë sezon, teksa miqtë nga ana e tyre numërojnë ndeshjen e katërt pa fitore.

Kjo sfidë solli raste të shumta nga të dyja anët, megjithatë ndeshja u mbyll me barazimin 1-1.

Goli i parë u realizua në minutën e 49-të, me Thawvin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar Udinesen në avantazh.

Megjithatë Lecce reagoi mirë dhe në minutën e 83-të barazoi me Piccolin, i cili i dha një pikë ekipit të tij.

Kjo ishte një ndeshje e mirë për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Ylber Ramadanin, i cili u shfaq në formë.

Në fund gjithçka u mbyll me barazimin 1-1, me Udinesen që pas nëntë javëve renditet në vend të 17-të me gjashtë pikë, teksa Lecce renditet në vend të dhjetë me 13 pikë.