Studentët e ‘Mjekësisë’ protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje Manastirliut: Jep dorëheqje!

Studentët e Mjekësisë janë hedhur sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit duke kundërshtuar ligjin e mazhorancës socialiste i cili i penalizon në rritjen e tyre profesionale nëpërmjet specializimeve jashtë vendit.

Të mbledhur para ministrisë, studentët e kanë cilësuar si institucion turpi dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu.

Ligjin për punën e detyruar në vend për një periudhë gati 5-vjeçare dhe më pas pajisjen me diplomë, studentët e kanë ironizuar duke hedhur letra higjienike.