E rëndë/ Makineria i pret kokën shqiptarit në Greqi, ishte duke punuar në rrugë

Një aksidenti horror ka ndodhur në Greqi, ku 54 vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë në vendin e punës.

Shqiptari, baba i dy fëmijëve ka qenë duke punuar në një rrugë në Kormi, duke shtuar fibra optike.

Gjatë punës, makineria që shërben për çarjen e betonit, nuk e ka parë, dhe i ka kaluar sipër, duke i prerë kokën.

Për shkak të aksidentit janë arrestuar dy drejtuesit e makinerive dhe aktualisht ndodhen në stacionin e policisë së zonës për të dhënë deklaratën e parë për ngjarjen tragjike.