Izraeli thotë se ka arrestuar 37 anëtarë të Hamasit gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Izraeli njoftoi se ka arrestuar 37 anëtarë të Hamasit në bastisjet që ka kryer gjatë natës në Bregun Perëndimor.

Në total, Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) thonë se që nga fillimi i luftës me hamasin më 7 tetor, kanë arrestuar 800 palestinezë të kërkuar në të gjithë Bregun Perëndimor, duke përfshirë më shumë se 500 të lidhur me Hamasin.

Kolona e tretë e ndihmës hyri në Gaza të hënën, thotë Gjysmëhëna e Kuqe

Një kolonë e tretë ndihmash thuhet se hyri në Rripin e Gazës të hënën, nën rrethimin dhe granatimet izraelite.

Një zyrtar anonim i Gjysmëhënës së Kuqe egjiptiane tha se gjithsej 34 kamionëve iu është dhënë tashmë akses midis të shtunës dhe të dielës; autokolonat e para këto që hynë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Ndërkohë, kryediplomati i BE-së Josep Borrell bëri thirrje të hënën për "më shumë ndihmë dhe sa më shpejt" për Rripin e Gazës, të rrethuar nga ushtria izraelite, duke theksuar se çështja e një pauze humanitare do të debatohej nga 27 shtetet anëtare.

"Çfarë është e rëndësishme?! Më shumë ndihmë dhe sa më shpejt", këmbënguli ai, duke theksuar se disa dhjetëra kamionë që kishin kaluar nga Egjipti në Gaza ishin "të pamjaftueshëm".

“Personalisht, mendoj se është e nevojshme një pauzë humanitare për të lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare”, deklaroi ai gjatë mbërritjes në Luksemburg për takimin e ministrave të jashtëm të BE-së.

Një palestinez mban një fëmijë të nxjerrë nga një ndërtesë e goditur nga bombardimet izraelite të Rripit të Gazës në Rafah, të dielën, 22 tetor 2023.