Vlorë - Droguan dhe abuzuan seksualisht me 26 - vjeçaren/ E reja ndodhet në reanimacion

Vajza 26 vjeçare, e cila u drogua dhe abuzua seksualisht nga tre persona në Vlorë, ndodhet në reanimacion në spitalin e Vlorës. Sipas burimeve vajza ndodhet në gjendje stabël por rëndë psikologjikisht.

Ajo është gjetur në rrugë nga policët, të cilët e kanë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Siç mesohet, tre të rinjtë që kanë abuzuar me të janë shokë me njëri-tjetrin ndërsa nuk dihet lidhja që kishin me vajzën. Pritet përmirësimi i gjendjes së të resë për të dhënë një deklaratë për policinë.

Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. Sipas gazetarit, ata nuk rezultojnë me precedentë penalë.