Fitorja e 50-të në Formula 1, kampioni Vershtapen bën ligjin edhe në Amerikë

Maks Verstapen nuk ka të ndalur, teksa regjistroi mbrëmjen e sotme fitoren e 15-të sezonale dhe të 50-tën në karrierën e tij në Formula 1.

Tre herë kampioni i botës arriti të triumfonte në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndonëse titullin e kishte siguruar edhe matematikisht që në Katar, Maks Vershtapen u shfaqet tepër i karikuar duke regjistruar suksesin e radhës.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme në vendin e dytë u rendit Hamilton, ndërsa në podium u ngjit edhe Norris.