VIDEO/ Një supergol vendos ‘derbin’ Milan-Juventus

Një gol i Manuel Locatellit pas një ore lojë i dhuroi Juventusit një fitore të madhe 0-1 përballë Milanin në “San Siro”.

Sfidë ku kuqezinjtë e Stefano Piolit luajtën me dhjetë lojtarë që prej minutës së 40-të.

Moment kur Malick Thiaw humbi duelin me Moise Kean dhe kreu një ndërhyrje të parregullt, duke i hequr mundësinë e golit sulmuesit italian, i cili po marshonte i vetëm drejt portës kuqezi.

Kryesori Mariani nuk hezitoi aspak dhe i tregoi të kuqin mbrojtësit gjerman të Milanit.

Skuadra e Max Allegrit festoi në minutën e 63-të. “Ish”-i Manuel Locatelli gjuajti nga larg, topi u devijua nga Rade Krunic dhe përfundoi në rrjetë.

https://streamin.one/v/b6264d23

Festë e çmendur e mesfushorit dhe avantazh i rëndësishëm për Juventusin.

Me suksesin e sotëm bardhezinjtë ngjiten në vendin e tretë me 20 pikë, dy më pak se Interi kryesues dhe një më pak se Milani, kundërshtari i sotëm.