Milan-Juventus, rekord tifozësh dhe fitime marramendëse për klubin kuqezi

Supersfida Milan-Juventus ka ngjallur interes të madh dhe kjo vihet re dhe nga numri i tifozëve në “San Siro”.

Sipas të dhënave të komunikuara nga klubi kuqezi, në stadium ndodhen 75676 tifozë.

Kjo është shifra më e lartë deri tani në Serie A për një ndeshje, pasi edhe në derbin e Madoninës ishin të pranishëm 75.571.

Klubi i Milanit ka regjistruar mbi 5 milionë euro nga shitja e biletave.