Asgjesohen 300 bimë kanabisi dhe një sasi e presuar hashashi, arrestohet pronari në Berat

Asgjesohet një parcelë me 300 rrënjë hashash dhe një sasi e konsidrrueshme hashashi e presuar, sasia e të cilës u gjet në banesën e pronarit të parcelës.

Asksion është kryer nga forcat Shqiponja të DVP Berat.

Mësohet se është arrestuar pronari i banesës dhe parcelës, Petrit Dyli, 40 vjeç.

Parcela e hashashi dhe hashi i presuar u gjetën në fshatin Pobrat në Dimal, shumë pranë ‘shtëpisë së barit’ të asgjesuar dy muaj më parë. Banesa dhe parcela ndodheshin në anë të rrugës nacionale.