Asgjësohet parcela me 300 bimë narkotike dhe një sasi kanabis, pranga 40-vjeçarit në Berat (Emri)

Një parcelë me 300 rrënjë lëndë narkotike kanabis sativa dhe një sasi e konsiderueshme hashashi e presuar, u asgjësua nga policia në Berat.

Sasia e drogës u gjet në banesën e pronarit te parcelës. Aksioni është kryer nga forcat Shqiponja të DVP Berat.

Mësohet se është arrestuar pronari i banesës dhe parcelës, Petrit Dyli, 40 vjeç.