Vetëdemaskimi i SPAK

Nga Luçiano Boçi

Struktura e posaçme antikorrupsion hodhi tej sot veladonin e drejtësisë duke veshur kostumin politik.

Sot ai u përshfaq  në nënlëkurën e vet. Atë të prokurorisë speciale politike të viteve më të errëta të diktaturës.

Me akuza të sajuara, me shkelje lirie e me shkelje ligjore, SPAK si vazhdim i PS, rrëzoi sot çdo iluzion drejtësie.

Ky i sotmi ishte një akt “juridik” i vendosjes së diktaturës pas aktit politik të grabitjes së pushtetit nga Rama.

Ndërsa propaganda frenetike që vazhdon ndjek linjën e manipulimit të opinionit.

Projekti kriminalo-politik për të zhdukur opozitën është hartuar dhe po aplikohet nga Rama nën ethet e revanshit bllokist.

Inferioriteti i tij sot ka marrë pamjen e agresivitetit të veshur me pushtet.