Humbi vajzën 17-vjeçare, përlot drejtori i Vllaznisë: Zoti e paska shkruar që të largohet nga ne para kohe

Ditën e sotme u raportua se vajza e drejtorit teknik të akademisë së Vllaznisë, Alban Hasanit, ka ndërruar jetë. Një ngjarje padyshim e rëndë për të dhe gjithë familjen e tij.

Në një komunikim të shkurtër për “Shkodra Sport”, Hasani ka gjetur forcën për të folur për ndarjen nga jeta të vajzës së tij 17-vjeçare, Vesa.

“Zoti e paska shkruar që Vesa të largohet nga ne shumë para kohe, megjithatë në emrin tim dhe të familjes sime, dua të falenderoj të gjithë personelin e Spitalit Rajonal Shkodër, në veçanti reanimatorët dhe infermierët për përkujdesjen e treguar. Faleminderit për gjithçka që bëtë për vajzën tonë, por Zoti mesa duket e deshi atë për vete”, shprehet Alban Hasani në një moment mjaft të vështirë si ky.