VOA gënjen publikisht/ Jamarbër Malltezi nuk është 'non-grata'

Zëri i Amerikës gënjeu në raportimin e bërë pas ndalimit të Jamarbër Malltezit.

VOA mashtroi duke thënë se Malltezi është i shpallur non-grata në SHBA, kur kjo nuk është e vërtetë.

"Ish-kryeministri Sali Berisha, dhe gjithë familja e tij, ku përfshihet edhe dhëndri Malltezi, janë përcaktuar nga SHBA, si të papërshtatshëm për të vizituar Shtetet e Bashkuara për shkak të korrupsionit të lartë dhe cenimit të demokracisë," raporton VOA.

Sekretari Blinken në deklaratën e tij, nuk e përmendi emrin e Malltezit si i shpallur non-grata.