Ndalimi i Malltezit/ Paloka: Prokurorët e diktaturës firmosin për të rikthyer diktaturën

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi pas lajmit për ndalimin e Jamarbër Malltezit.

Sipas disa raportimeve, urdhri për ndalimin e tij është firmosur nga Arben Kraja, i denoncuar si hetues i kohës së komunizmit.

Duke shpërndarë linkun e shkrimit ku thuhet se ish-hetuesi i diktaturës firmosi për ndalimin e Malltezit si ish-pronar, Paloka thotë se po rikthehet diktatura.

“Prokuroret e diktaturës për të rikthyer diktaturën!” shkruan Paloka.